Shqipëria hakmerret ndaj Sllovenisë

Shqipëria në futboll për femra është ndeshur sot paradite me Slloveninë, duke luajtur miqësoren e dytë në pak ditë.

Nëse në Elbasan fituan vajzat sllovene 2-0, sot morëm hak, sepse Shqipëria e drejtuar nga Armir Grima fitoi 1-0.

Ndeshja u luajt në orar të pazakontë, në 10.00, sepse sllovenet duhej të largoheshin herët nga SHqipëria.

Temperaturat e larta ndikuan në ritmin e garës, por Shqipëria e nisi vrullshëm dhe fitoi një 11-metërsh, që e transformoi me qetësi Megi Doçi.

Vazhdimi ishte me ritëm të ulët, pak raste për shënim dhe shumë ekuilibër. Shqipëri kontrolloi mirë kundërshtaret, edhe pse nuk krijoi shumë raste, pasi fitorja u ruajt qetësisht deri në fund.

Një tjetër fitore e bukur për vajzat e Grimës, në rritje të vazhdueshme.

Shqipëri – Slloveni 1-0

Shënuese: Doçi 6’ pen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online