Mazrekaj në Tiranë, e ardhmja e paqartë

0

Mesfushori Mentor Mazrekaj mbylli edhe një vit tjetër problematik te Partizani. Kosovari nuk luajti rregullisht dhe vuajti shumë nga dëmtimet që e mbajtën “peng” jashtë fushave. Futbollisti i të kuqve luajti me dhimbje në ndeshjet kryesore të fundsezonit, por në fund nuk ia doli dot dhe ndaloi sërish. “Menqa” e mbylli më herët sezonin dhe u rikthye në Kosovë për të vazhduar pushimet. Gjithsesi, burime pranë lojtarit bëjnë me dije se futbollisti është kthyer në kryeqytet, pasi do të bëhet gati për nisjen e sezonit të ri me “demat”. Pavarësisht problemeve që ka pasur me dëmtimet, merkato nuk ka qenë pa zhvillime për të, pasi ish-trajneri i tij Shpëtim Duro ka lëshuar “grepat” nga Vlora për të.

FLAMURTARI – Deri në këto momente që flasim nuk ka asnjë lëvizje konkrete për të zyrtarizuar një lëvizje të tillë mes palëve. Trajneri Duro e pëlqen futbollistin dhe e dëshiron në skuadër. Tekniku i vlonjateve e ka pasur edhe te “demat” dhe ja di huqet dhe të mirat e tij. Mund ta menaxhojë! Një lëvizje e tillë duket thuajse e pamundur.

MAZREKAJ – Partizani ka bërë shumë për kosovarin. Presidenti Gaz Demi e ka trajtuar dhe afruar shumë duke e “detyruar” Mazrekajn të jetë borxhli ndaj tij. Kosovari me shumë mundësi nuk do të lëvizë nga kryeqyteti, pasi edhe me trajnerin Sulejman Starova në ekip ka më shumë mundësi për të luajtur dhe përkrahur. Të shohim deri në fund, pasi futbolli është i paparashikueshëm dhe sidomos merkato në Shqipëri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.