Shqipëri-Skoci, kundërshtari zbulon listën e “sfidantëve”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve mbrëmjen e 17 nëntorit, ku do të presë Skocinë. Kuqezinjtë tanë momentalisht rrezikojnë shumë, pasi ndodhen në vendin e fundit me 3 pikë, po aq sa Skocia, e cila ka një ndeshje më pak se kombëtarja jonë.

Skocia do të udhëtojë fillimisht drejt Shqipërisë dhe më pas do të presë Izraelin në fushën e saj, pas tre ditësh. Në kuadër të këtyre sfidave, trajneri i skocezëve, Aleks MekLish, ka bërë të ditur të grumbulluarit e tij.

Lojtari më i spikatur te kundërshtarët e ardhshëm të kuqezinjve është padyshim mbrojtësi i Liverpulit, Andi Robertson, i cili është njëkohësisht dhe kapiten i kombëtares së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *