Mema ul në stol Likën, Kukësi befason me Çyrbjen

Tirana dhe Kukësi përplasin brirët prej orës 18:00, ndërkohë që janë publikuar edhe formacionet që do të zbresin në fushë. Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka bërë vetëm një ndryshim në formacion për ndeshjen me Kukësin.

Alesio Abibi ka zënë vendin e Ilion Likës në mbrojtje të katërkëndëshit. “Veterani” i portës ka lënë për të dëshiruar në dy ndeshjet e fundit dhe është menduar që të “hapë krahun” për momentin. Dhjetë lojtarët e tjerët janë po ata që luajtën kundër Kamzës dhe Teutës.

Te Kukësi mungon kapiteni Shameti dhe Qaqi luan në vend të tij, kurse në mesfushë Dzaria dhe Shkodra ndërtojnë “digën” para mbrojtjes. Në formacionin nuk është se ka ndonjë surprizë, por bie në sy fakti që Arbër Çyrbja është grumbulluar për ndeshjen me Tiranën.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12

E martë, më 6 nëntor, ora 18:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana – Kukësi

Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Karabeci, Hasani, Kobinah, Greca, Sentamu. (Të gatshëm: Lika, Berisha, Cake, Muçi, Halili, Mauexhe, Çelhaka) Trajner: Ardian Mema.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Qaqi, Cuculi, Zguro, Ethemi, Dzaria, Shkodra, Shafik, Uilliam, Rexhinaldo. (Të gatshëm: Maloku, Selimi, Krasniqi, Çyrbja, Kalaja, Shpehar, Limaj). Trajner: Armando Cungu.

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Laver Alla, Indrit Myrtja

Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online