Shqipëria do të udhëtojë drejt Islandës me datë 8 qershor, ndërsa tre ditë më vonë, me datë 11 qershor, do të përballet në “Elbasan Arena” kundër Moldavisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Kuqezinjtë tanë vijnë në këtë takim pas një fitoreje të pastër 0-3 kundër Andorrës në transfertë.
Për sfidën kundër Moldavisë, janë publikuar dhe çmimet e biletave. Çmimet janë më të ulëta se në dy takimet e fundit. Në çdo tribunë, çmimet janë 1 mijë lekë (të reja) më lirë. Një biletë në tribunat G2 dhe C2, kushton 500 lekë.
Në tribunat G1, G3, C1 dhe C3, një biletë kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunat F dhe D, 1500 lekë. Në tribunat kryesore, atë VIP dhe VIP2, biletat kushtojnë 12000 lekë dhe 10000 lekë respektivisht. Më poshtë, do të mësoni dhe çmimet e plota të tribunave: