Kukësi përballet këtë javë në transfertë me Teutën, ndërkohë që trajneri Armando Cungu ka marrë një lajm jo të mirë nga sulmuesi Rexhinaldo. Futbollisti nga Mozambiku është i grumbulluar me kombëtaren e tij, por nuk do të luajë.
Shkak është bërë një dëmtim që ai ka pësuar dhe trajneri shkodran shpreson që sulmuesi të mos ketë diçka serioze. Ndaj Tiranës ai shënoi tre golat në fitoren 3-1 të realizuar dhe për të ishte një moment mjaft i mirë.
Rexhinaldo është sulmuesi kryesor i Kukësit dhe pritet shumë nga ai. Një sezon më parë sulmuesi spikati te Laçi me 18 gola të realizuar, shifër që do të kërkoja ta kalojë me fanellën e verilindorëve.