Shpërthen presidenti i Vijarealit: Hajdutë, klubet e mëdha po na grabisin!

0

Vijareali ishte pranë një fitore të madhe, por Barcelona shënoi dy herë në minutat e fundit dhe barazoi takimin. Një ndeshje e “çmendur” e mbyllur në barazim 4-4. Vendasit vazhdojnë luftën për mbijetesë, për momentin ndodhën të tretë nga fundi.

Barazimi ka lënë një shije të hidhur të Vijareali, ndërsa më keq duket presidenti i ekipit. Fernando Roig ka sulmuar ashpër ekipet e mëdha të kampionatit spanjoll në prononcimin e dhënë për “Movistar”.

Kreu i “nëndetëses së verdhë” përmend emra konkretë dhe akuzon për vjedhje. Klubet e mëdha veprojnë gabim dhe nënshkruajnë kontrata me futbollistët e vegjël, edhe pse rregullorja e përcakton saktë: një futbollist duhet të jetë minimalisht 16 vjeç që të firmosë kontratë dhe të ketë agjent.

Klubet e mëdha na vjedhin lojtarë çdo vit. Ne kemi akademinë më të mirë në Spanjë, por çdo sezon privohemi nga lojtarët tanë. Vijnë e na vjedhin lojtarë 15-vjeçarë dhe u bëjnë atyre kontrata, përpara se të bëhen futbollistë profesionistë. Këto veprime i bëjnë Barcelona, Atletiko e Madridit dhe Atletik Bilbao. Ndeshja? Zhvilluam një ndeshje të madhe dhe humbëm dy pikë. Keqardhje, por jemi një skuadër e madhe dhe duhet ta tregojmë diçka të tillë në vijim”, përfundon kreu i Vijarealit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.