Roma pësoi një humbje shokuese pasditen e sotme ndaj Napolit, me shifrat 1-4 dhe normalisht diçka e tillë nuk është pritur aspak mirë nga kreu i klubit, Xhejms Palota. Në një deklaratë për klubin, presidenti ka shpërthyer, duke thënë se është diçka e papranueshme.
“Të gjithë e dinë se çfarë ka shkuar keq këtë sezon dhe kjo ishte arsyeja që u detyruam të bëjmë ndryshime. Por koha e justifikimeve ka mbaruar. Paraqitja ndaj Spalit ishte e papranueshme, ndërsa kjo e sotmja akoma më keq. Lojtarët duhet të çohen dhe të tregojnë se kanë tope. Nuk ka më alibi për askënd”, përfundoi Palota.
Pallotta: "Everyone knows what’s gone wrong this season & that’s why we had to make changes. But the time for excuses is over. The performance against Spal wasn’t acceptable & today was even worse. These players have to stand up & show they have balls. No more alibis for anyone." pic.twitter.com/JrcD4wpfea
— AS Roma English (@ASRomaEN) March 31, 2019
Kujtojmë, sezoni aktual i Romës është thuajse krejtësisht i dështuar, pasi nga Champions u eleminuan nga Porto në fazën e 1/8-ave, në ndryshim nga një sezon më parë, ku prekën gjysmëfinalet. Përveç kësaj, ajo që e bën sezonin katastrofik, është diferenca prej katër pikësh me zonën Champions, që duket një mision gati-gati i pamundur për Romën aktuale.