Shpërthen Mbape: Mungesa e Nejmar? Provoni të pyesni Valverden dhe Alegrin!

PSG pësoi humbjen e parë të sezonit në kampionat mbrëmjen e së dielës, teksa Lioni i mposhti me shifrat 2-1 në shtëpi. Ekipi parisien prej disa javësh vuan mungesën e Nejmar Zhunior, i cili u dëmtua në një sfidë ndaj Strasburgut.

Braziliani, së bashku me Kilian Mbape janë dy lojtarët më të rëndësishëm në ekip dhe në mungesë të Nejmar, kundërshtarët janë thuajse të gjithë të përqendruar në ndalimin e Mbapes. Pikërisht, kjo gjë ndodhi në ndeshjen e fundit ndaj Lion, ku francezi u vu në vështirësi jo pak.

Pas ndeshjes, Mbape u pyet nga mediat për mungesën e Nejmar dhe për paraqitjen e tij jo të mirë dhe fjalët e 19-vjeçarit ishin të qarta: “Provoni të pyesni Valverden nëse është e vështirë të luash pa Mesin, ose pyesni Alegrin a është e vështirë të luash pa Ronaldon. Sigurisht që nuk është e lehtë të luash pa një lojtar si Nejmar”, përfundoi Mbape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online