Shpërthen babai i Ken: Janë injorantë, djali im nuk provokoi askënd!

Juventusi mori një fitore të pastër një natë më parë ndaj Kaljarit, por shumë pak njerëz u morën me triumfin e bardhezinjve. Të gjithë vëmendjen e vodhi racizmi ndaj lojtarëve të “Zonjës së vjetër”, veçanërisht ndaj Mojze Ken.

Ishte ky i fundit, i cili pas golit të shënuar, festoi përpara tifozëve vendas, gjest që i çmendi akoma më shumë ultrasit e Kaljarit. Lidhur me këtë çështje, së fundmi ka folur dhe babai i Ken, i cili sqaron se djali i tij nuk provokoi askënd dhe se ata njerëz janë injorantë.

“Çdokush ka të drejtë të ketë mënyrën e tij të festimit. Këta njerëz janë injorantë. Futbolli është diçka që të jep kënaqësi. Djali im është shumë i qetë dhe e kam këshilluar shpesh që të mos merret me gjëra të tilla.

“Nuk pashë asnjë lloj provokimi nga ana e tim biri në fushë. Kur shënon, ai gjithmonë kërcen përpara tifozëve. Racizmi nuk duhet të ekzistojë më. Duhet të rritemi në mendje dhe në sjellje”, përfundoi babai i Ken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *