Shpërthen Andi Van der Mejde: “Është klub m***, mos bëj gafë të shkosh atje!”

Anvar El Gazi para disa vitesh shihej si një ndër talentet më të mëdhenj, me holandezi që shpërtheu tek Ajaksi. Gjithsesi, dëmtimet e shumta nuk e kanë lënë të qetë.

Fillimisht kaloi te Lila në Francë, ndërsa tashmë është i huazuar tek Aston Vila. Këtë sezon është paraqitur mirë dhe është vetëm një hap larg ngjitjes në Premier Ligë, ku do të luajë në finalen e fazës “Play-Off” ndaj Derbit.

Sidoqoftë, edhe në rast se nuk ngjitet në Prermier Ligë, duket se El Gazi është i destinuar për të luajtur në elitën e futbolli anglez sezonin e ardhshëm. Ishte vetë lojtari që në një emision sportiv në Holandë e pranoi hapur që ka interes nga Premier Liga, por pa zbuluar klubin.
Nga analistët e ndodhur në studio u hodh ideja se është Evertoni që e kërkon dhe në këtë moment ndërhyri menjëherë ish-futbollisti i njohur Andi Van Der Mejde. Ish-lojtari i Interit apo dhe Evertonit, reagoi, duke këshilluar El Gazin.

“Mos e bëj. Mos shko tek Evertoni. Është një klub m***. Do të humbasësh shumë nëse shkon atje. Mjafton të më shohësh mua”, përfundoi Van Der Mejde, i cili ka luajtur për 4 vite në Merseyside, por ka zhvilluar vetëm 20 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online