Kombëtarja jonë po bën përgatitjet në kuadër të ndeshjeve të rëndësishme ndaj Islandës dhe Moldavisë. Pak momente më parë trajneri Edi Reja ka bërë të ditur listën zyrtare të të grumbulluarve për këto takime.
Bie në sy mungesa e Berat Gjimshitit, ndërkohë rikthehet Cikalleshi, si dhe është përfshirë Kristi Qose në listë. Gjithashtu, rikthim edhe për Odise Roshin, i cili ka lënë pas periudhën e dëmtimit. Siç ishte thënë dhe më parë, Tomas Strakosha nuk do të jetë pjesë si pasojë dëmtimi, ndërsa vendin e tij do ta marrë portieri i Laçit, Gentian Selmani.