Mbrëmjen e kaluar u mbyll faza e grupeve në Europa Ligë, duke përcaktuar përfundimisht ekipet që kaluan në fazën e 1/16-ave. Tashmë, formati konsiston në ndarjen e dy vazove. Në vazon e parë, janë ekipet që janë renditur të parat në grupet e tyre përkatëse, duke u shtuar këtu dhe ekipet që vijnë nga Championsi, si Napoli, Valencia, Inter e Benfika.
Në vazon e dytë janë të vendosura, ekipet që janë renditur në vendin e dytë në grupet përkatëse dhe janë shtuar dhe Plzen, Bryzh, Shaktar dhe Gallatasaraj nga Champions League. Ndeshjet do të luhen në 14 shkurt dhe 21 shkurt, ku dhe një ditë më pas do të përcaktohet dhe shorti i fazës së 1/8-ave.
Finalja e madhe e Europa Ligë këtë sezon do të luhet në Azerbajxhan, konkretisht në stadiumin “Olympic Stadium”, në Baku. Data e finales është përcaktuar dhe do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës, me 29 maj të vitit të ardhshëm.
Vazo 1: Bajer Leverkuzen, RB Salcburg, Zenit, Dinamo Zagreb, Arsenal, Betis, Vijareal, Ajntraht Frankfurt, Genk, Sevija, Dinamo Kiev, Çelsi, Napoli, Valencia, Inter, Benfika.
Vazo 2: Zyrih, Sëlltik, Slavia Praga, Fenerbahçe, Sporting Lisbonë, Olimpiakos, Rapid Vjenë, Lacio, Malmo, Krasnodar, Ren, BATE Borisov, Viktoria Plzen, Klub Bryzh, Shaktar Donjetck, Gallatasaraj.
RRUGA DREJT FINALES SË EUROPA LEAGUE
14 shkurt: Raundi i 1/16-ve, ndeshjet e para
21 shkurt: Raundi i 1/16-ve, ndeshjet e kthimit
22 shkurt: Raundi i 1/8-ve, shorti
7 mars: Raundi i 1/8-ve, ndeshjet e para
14 mars: Raundi i 1/8-ve, ndeshjet e kthimit
15 mars: Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet
11 prill: Çerekfinalet, ndeshjet e para
18 prill: Çerekfinalet, ndeshjet e kthimit
2 maj: Gjysmëfinalet, ndeshjet e para
9 maj: Gjysmëfinalet, ndeshjet e kthimit
E mërkurë, 29 maj 2019: Finalja, “Olympic Stadium”, Baku