Shkurtaj: Unë dhe Rexhinaldo plotësojmë njëri-tjetrin, dua të jem i pari

Sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj, shënoi dy golat vendimtar në fitoren 2-0 përballë Tiranës, duke i dhënë verilindorëve tri pikë të rëndësishme. Në fjalën e tij për Supersport, Shkurtaj tha:

“E para jam shumë i kënaqur që i dhashë tri pikët ekipit tim. Kur shënon gol, të jep më shumë motivim që të vazhdosh sa më mirë. Nuk kam vendosur një objektiv se sa gola do të shënoj, por thjesht dua që të jem i pari në listën e golashënuesve edhe kur të mbarojë sezoni.

E kam thënë dhe më përpara që unë e Rexhinaldo plotësojmë njëri-tjetrin dhe ai më ndihmon shumë mua. Futbolli ka treguar që shumë gjëra deri në fund mund të ndodhin. Nuk di si ta them, por duhet të luftojmë deri në fund, më pas do të shikojmë.

Nuk besoj se presidenti Gjici do të ma thotë këtë gjë. Çdo lojtar, do kohën e tij për t’u ambientuar. Kam edhe gjashtë ndeshje përpara dhe shpresoj të shënoj më shumë gola.

I festova të dy golat, por nuk është se festoj shumë kur shënoj. E shpreh gëzimin tim në forma të ndryshme, por gjithmonë festoj. Goli i dytë vendosi gjithçka, prandaj nuk kishte shumë nevojë për festë. Unë shpresoj që te jemi ne në finale, ishalla me Luftëtarin.

Dedikimi për Krasniqin? Ka pasur një dëmtim të rëndë dhe ia dedikova golin atij”, përfundoi Shkurtaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online