Shkumbini akuzon, i nxjerr edhe një video arbitrit Ziri

Shkumbini ka humbur vendin e parë në klasifikim, pasi një ditë më parë barazoi 1-1 në Delvinë dhe tashmë Devolli kryeson kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat. Peqinasit nuk e kanë kapërdirë barazimin e djeshëm dhe akuzojnë arbitrin e ndeshjes, Blerim Zirin. Ata kanë postuar edhe një video, ku shfaqin pretendimet e tyre për disa raste.

POSTIMI I SHKUMBINIT – Shikojeni miq këtë maskaradë të kryesorit Zili që vetëm arbitër nuk mund të quhet, por që dihet tashmë që zbaton urdhrat nga sipër, dmth një vegël e një zar i krye kancerit . Është poshtërsi që mos ndëshkohen të tilla faulle.

1-Faulli i lojtarit me nr 11 të vendasve nuk vlerësohet as për karton të verdhë nga kryesori (nuk e dimë çfarë duhet më shumë).

2-Këtu portieri 1.5 metra i vendasve, që deri tek mesi i vjen Daniel Ramazanit, i duket vetja se është në ring duke boksuar e jo në një ndeshje futbolli (KARTON I KUQ I PASTËR, POR JO PËR ARBITRIN)

3-Pasi lojtari me nr 7 i vendasve merr kartonin e verdhë, pak minuta më vonë shikoni atë goditje në bark alla karate ndaj lojtarit tonë, por që për gjyqtarin nuk ka asnjë karton (MINIMUMI DUHEJ I VERDHË DHE AUTOMATIKISHT ISHTE I KUQ, PASI ISHTE I VERDHI I DYTË)

KËTU JEMI NGA FILLIMI I NDESHJES, REZULTATI 0-0, IMAGJINONI SE SI ARBITROHET PASI SHËNUAM NE. ÇDO KOMENT ËSHTË I TEPËRT PËRBALLË KËTYRE FAKTEVE…
P.S. pamje të marra nga SarandaWeb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online