Bejl në ajër, Zidan i tregon derën me deklaratën e tij

E ardhmja e Garet Bejl te Reali i Mardidit po prek fundin. Uellsiani duket se e ka marrë vendimin e tij për t’u larguar. Ai dhe skuadra nuk janë të lumtur me njëri-tjetrin dhe marrëdhëniet sa vijnë e përkeqësohen. Zinedin Zidan në konferencën për shtyp pas humbjes turpëruese të “merengues” me rezultatin 1-0 ndaj Rajo Vajekanos, skuadër që mban vendin e parafundit, e konfirmon shkoqur marrëdhënien e nderë të uellasianit me Realin e Madridit.

Pas një tjetër paraqitjeje zhgënjyese të Bejl, Zidan mes të tjerash tha:”Nuk jam i sigurt nëse mendimet e Garet janë të fokusuar te Real Madridi”. Sipas “Daily Mail”, në kthim Bejl nuk ka qenë me skuadrën, por e ka bërë rrugën me mjetin e tij privat. Sinjale shumë të qarta këto, që dëfrejnë se aventura e 29-vjeçarit në “Santiago Bernaneu” do të përfundojë këtë verë. Kontrata e Bejl përfundon në vitin 2022, por duket gati e pamundur që termat e saj të respektohen deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online