Shkodra në fund të kontratës: Ende nuk kam diskutuar me drejtuesit!

Donjet Shkodra është në fund të kontratës me Kukësin. Mesfushori ka nënshkruar një marrëveshje të re pak muaj më parë, duke ndryshuar kontratën e cila e mbante deri në fund të sezonit me skuadrën verilindore, teksa marrëveshja e re është e vlefshme deri në muajin janar.

Mbetet për t’u parë nëse Shkodra do të vijojë të qëndrojë te skuadra e Kukësi të paktën deri në fund të sezonit, apo aventura e tij tek nënkampionët. Shkodra është kthyer në një titullar fiks në skemën e re të Armando Cungut.
Në një prononcim pas ndeshjes me Kastriotin, Shkodra flet për gjysmën e parë të kampionatit, fitoren e fundit të vitit, por edhe për të ardhmen e tij, duke veçuar se ende nuk është ulur për të biseduar me drejtuesit.

A mund të konsiderohet ky sukses që ju afron me kreun si një dhuratë për veten për festat e fundvitit?
Në aspektin sportiv mund të konsiderohet një dhuratë e mirë si për klubin dhe për ne. Jemi të lumtur që kemi mundur që të ngushtojmë diferencën me vendin e parë, edhe pse kemi qenë në një distancë jo të vogël.

Ju pamë disa herë të tentonit portën, mos ndoshta ju mungon ai pozicioni natyral, më afër portës?
Në pozicionin aktual them se është një rol me më shumë përgjegjësi në aspektin defensiv. Arritëm që të shënonim golin e parë që në minuta e para dhe më pas u munduam që ta menaxhojmë ndeshjen dhe të mos rrezikonim shumë. Është një pozicion që duhet të kesh pak kujdes. Që të mos shkosh para dhe të lësh hapësira pas. Unë mendoj për të mirën e klubit.

Nuk keni pësuar asnjë gol në 5 ndeshjet e fundit, mos ndoshta ky moduli i ri është çelësi i suksesit?
Në Shqipëri e di se nëse do të jesh kampion duhet ta mbash 0 pas dhe ka një rëndësi të madhe kjo pjesë. Më e rëndësishme është që të gjejmë golin, por duhet të jemi të kujdesshëm.

Keni diskutuar me drejtuesit për të ardhmen tuaj?
Nuk kemi diskutuar akoma, por besoj se kemi kohë për të folur. Jam i lumtur këtu, por të shohim se si do të vendosim.

 

/JURGEN ZELA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online