Shkëndija “pullë poste” Vardarit, Shkupi lë vendin e fundit

Shkëndija e Tetovës ka likuiduar Belasicën në transfertë dhe vijon ndjekjen e Vardarit. Këta të fundit fituan në shtesë sot kundër Makedonija GP. Kuqezinjtë e Tetovës triumfuan 0-2, teksa ishte Emini ai që zhbllokoi takimin në pjesën e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Totre ai që realizoi sërish dhe në njëfarë mënyre hipotekoi edhe fitoren e Shkëndijës. Kundërshtari luajti për më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak, çka ia lehtësoi punën tetovarëve.

Fitore e rëndësishme edhe për Shkupin, që iu fal golit të Angelovit në ndeshjen kundër Akademija Pandev. Për momentin bardhekaltrit lënë vendin e fundit, pasi Sileksi mori vetëm një pikë këtë javë. Ata u përballën me Renovën dhe shënuan të parën, por skuadra shqiptare reagoi dhe arriti të barazonte përmes Stojanovksit.

MAQEDONI LIGA 1 – Java 12

Belasica-Shkëndija Tetovë 0-2
Shënues:
Emini 28’, Totre 49’

Renova-Sileks 1-1
Shënues:
Stojanovksi 79’ / Aleksovski 67’

Shkupi-Akademija Pandev 1-0
Shënues:
Angelov 75’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *