Shkëndija mban lart emrin e klubeve shqiptare në Europë. Kuqezinjtë janë vetëm një hap larg kualifikimit në raundin e dytë të Champions League dhe dëshira e madhe janë grupet. Në klubin tetovar investimet në vitet e fundit kanë qenë të mëdha dhe ka ardhur momenti që diçka të kthehet mbrapsht. Sigurisht tifozëve të tyre u kanë dhuruar kënaqësi, por duhet që edhe drejtuesit të gëzojnë, pasi nuk mund të vijohet të shpenzohet pafundësisht. Takimin e parë na uellsianëve të TNS e kanë fituar 5-0 dhe çështja e kualifikimit është një formalitet.
Edhe për Dritën e Gjilanit është njëjtë, por jo për t’u kualifikuar. Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi është mposhtur 0-3 nga Malmo në Kosovë dhe në Suedi do tentohet të dilet me kokën lart. Kjo bëhet duke dhënë maksimumin në fushën e blertë. Kundërshtari dukshëm është më lart dhe pritej eliminimi i kampionëve. Kalimi i fazës paraeliminatore nga Drita është për t’u përgëzuar.
Por festa tani është në Shkupi. Vendasit presin Rejnxhërsin e drejtuar nga legjenda Stiven Zherard. Në stadiumin “Filipi i II-të” nuk do të mungojnë tifozët e zjarrtë të Shkupit. Ndeshjen e parë bardhekaltrit e kanë humbur 2-0 dhe tani do tentojnë të bëjnë figurë të mirë. Sigurisht skocezët janë favoritë për të fituar sërish.
NDESHJET E SOTME
SHKUPI-REJNXHËRS 17:55
MALMO – DRITA 19:00
TNS-SHKËNDIJA TETOVË 20:00