Shkëndija e Tetovës është ndalur në një barazim pa gola në transfertën e vështira ndaj Akademisë Pandev. Marrja e një pikë në Strumicë është një rezultati i pranueshëm, pasi kampionët në fuqi të kampionatit maqedonas pësuan një humbje shokuese në shtëpi ndaj Pobedës. Barazimi i dy skuadrave pretendente është shfrytëzuar më së mirë nga Vardari, që me fitoren e sotme thellon diferencën me Shkëndijën e vendit të tretë me pesë pikë.
Rëndohet situata te Shkupi. Ekipi kryeqytetas ka pësuar një tjetër humbje, kësaj radhe në transfertën ndaj Renovës, ku skuadra tetovare triumfoi me rezultatin 2-0. Me vetëm pesë pikë pas tetë javësh kampionat, Shkupi e gjen veten në fund tabelës, një situatë kjo krejtësisht e kundërt nga ç’kishin imagjinuar drejtuesit e klubit që në fillim të kampionatit kryen disa afrime cilësore .
MAQEDONI LIGA 1 – JAVA 8
Akademija Pandev – Shkëndija Tetovë 0-0
Renova – Shkupi 2-0
Shënues: Jusufi 17’, Stojanovski 56’ (pen.)