PSG nuk di të ndalet, kalon pa probleme dhe Nicën

PSG nuk njeh asnjë rival në Francë. Kampionët në fuqi kanë nisur që të shkëputen që tani nga ndjekësit, pasi sot kanë regjistruar një tjetër sukses në kampionat duke mundur Nicën 0-3 jashtë fushe. Ishte fitorja e 8-të radhazi në po kaq ndeshje për të besuarit e Tomas Tuhel këtë sezon.

Ishte Nejmar ai që hapi serinë e golave për miqtë nga Parisi. Braziliani shënoi një gol mjaft ë bukur, pasi goditi me të djathtë nga distanca dhe mposhti portierin vendas. Në fraksionin e dytë ishte Nkunku që ndoqi një aksion të Nejmar, i cili i kaloi të gjithë, por në fund nuk mundi që të realizonte vetë.

U bë gjithçka më e vështirë për Nicën, që mbeti me 10 lojtarë pasi Siprien doli me të kuqe. Në sekondat e fundit të ndeshjes Nejmar shënoi dhe golin e dytë personal, për meritë të Mbapes, i cili preferoi që të shërbente dhe j të godiste edhe pse ishte i vetëm me portierin.

U rikthye Mbape pas pezullimit tek mitë, ndërsa për Nicën në fushë zbriti dhe Mario Baloteli në fraksionin e dytë, por nuk mundi që të linte shenjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online