Shkëndija me fat, Partizani short “ferri” dhe kilometra pafund

Ka përfunduar shorti i UEFA Champions League, me Partizanin që do të ketë përballë një kundërshtar ferri. Karabaku, kampioni i Azerbajxhanit do të jetë përballë të kuqve.

Ndeshjen e parë kampionët tanë e luajnë si pritës, ndërsa të kthimit e luajnë në Azerbajxhan. Short ferri dhe kilometra të pafundme për të kuqtë.

Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës do të përballet me Nome Kalju, kampionen e Estonisë. Short mjaft i mirë për Shkëndijën që kanë një mundësi mjaft të mirë për të kaluar më tej. Ndeshja e parë do të luhet në Estoni.

Nga ana tjetër edhe Ferronikeli mund të quhet me fat, me kampionët e Kosovës që në rast se kalojnë turin paraeleminator do të përballen me The New Saints, kampionen e Uellsit.

One thought on “Shkëndija me fat, Partizani short “ferri” dhe kilometra pafund

  1. A jane partizane, guerrilas keta? Telushi me shoke nderonin ushtarce. Prandaj nuk kane frike, nuk duan me ja dit per armikun.

    Per-paraaa partizannnn…! 😛

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *