Çokaj: Mbijetuam falë përkushtimit, pushimet ishin të domosdoshme!

Skuadra e Veleçikut të Koplikut arriti të mbijetonte me vështirësi në Kategorinë e Parë, teksa kujtojmë, iu desh të luante ndeshjen “Play-off” me Shkumbinin për të mos zbritur një kategori më poshtë.

Tashmë, skuadra është me pushime, por kapiteni Besart Çokaj deklaron se këto nuk janë pushime pafund, sepse drejtuesit po mendojnë për sezonin e ri. Për SportEkspres.com, Çokaj tregoi për startin e ri dhe mundësitë që kanë për të bërë merkato cilësore.

“Skuadra e kishte të domosdoshme të pushonte kaq gjatë, sepse kemi kaluar një sezon shumë të vështirë. Kemi luajtur të gjitha ndeshjet jashtë fushës sonë dhe fundi i kampionatit na rezervoi tronditjen e mbijetesës, të cilën e kaluam falë përkushtimit të skuadrës, stafit teknik e drejtuesve”.

“Ne nuk kemi asnjë largim nga skuadra e sezonit të kaluar. Gjatë këtyre ditëve, trajneri dhe drejtuesit e klubit kanë menduar edhe për merkaton e përgatitjet e sezonit të ri, të cilat do të nisin në datën 10 korrik”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online