Shkëndija ka triumfuar në derbin me Rabotniçkin. Rezultat tenistik ai i regjistruar në fitoren e kuqezinjve, që shënuan gjashtë herë në portën e miqve. Takimi u mbyll me rezultatin 6-2, ndërkohë që Rabotniçki shënoi i pari.
Petrovski realizoi që në minutën e 11-të, ndërkohë që Mici, Ibraimi dhe Bojku kanë shënuar tre herë në harkun kohor të katër minutave. Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të pjesës së parë së parë, që u mbyll 3-1.
Dhjetë minuta nga nisja e pjesës së dytë, Herrera shënoi autogol, ndërsa Stjepanoviç më pas ngushtoi shifrat në 4-2.,Shkëndija nuk u ndal më kaq dhe me Ibraimin shënoi edhe dy herë të tjera. Fitore me vlera për tetovarët.
Ndryshe ndodhi me Shkupin, që u mposht në derbi me Vardarin. Gjithçka nisi mirë, teksa ishte Serxhio Zhunior ai që kaloi në avantazh bardhekaltrit dhe pjesa e parë u mbyll në fitore, por Vardarit me Sousa dhe Nora shënoi dy herë dhe mori pikët e plota.
Renova u mposht në transfertë me rezultatin 1-0 nga Pobeda. Një gol i realizuar nga Burhan Mustafov (ish-mesfushori i Teutës) që në minutën nëntë u mjaftoi vendasve për të marrë pikët e plota.