Kostas Manolas nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Romës. E ardhmja e qendërmbrojtësit grek mbetet në Itali, pasi destinacioni i tij i radhës është skuadra e Napolit. Lajmi fillimisht i bërë i ditur nga “Sky Sports” tashmë po raportohet nga pjesa më e madhe e medieve në Itali.
Në marrëveshjen midis klubeve është përfshirë dhe mesfushori nga Guinea, Amadu Diauara, i cili kalon në krahun e romanëve. Kartoni i 21-vjeçarit është vlerësuar 20 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër do të plotësohet me një transaksion prej 16 milionë eurosh.
Manolas pritet të zëvendësojë spanjollin Raul Albiol, i cili pritet të rikthehet në vendlindje. Për 33-vjeçarin ka ardhur një ofertë nga Vijareali prej secilës Napoli do të përfitojë 6 milionë euro, shumë kjo tepër e madhe po të marrim parasysh moshën e madhe të futbollistit.