Shkëmbi “vë gishtin mbi plagë”: Ju tregoj problemet e sotme!  

Trajneri Bledi Shkëmbi ka komentuar humbjen e Teutës në Gjirokastër. Numri një i skuadrës durrsake ka treguar për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” dhe arsyet se pse skuadra e tij nuk u paraqit mirë në këtë ndeshje.

“Ishte një ditë “jo”, nuk shkoi lufta dhe dëshira e duhur për ta fituar topin dhe ky ishte problemi ynë kryesor. Kundërshtari ishte më agresiv dhe topat e diskutueshëm i fitoi. Për disa gabime individuale u ndëshkuam, por them se do i zgjidhim dhe do flasim gjatë javës”.

PËRGJEGJËSIA – “Lojtarët me eksperiencë duhet të marrin më shumë përsipër. Disa lojtarë i kuptoj, pasi nuk janë bashkuar me ne që në fillim. Edhe kjo është një problematikë kryesore. Pas golit të parë pësuam dhe probleme psikologjike dhe lojtarët me eksperiencë duhej që ta ndihmonin skuadrën”.

MESFUSHA ME PROBLEM – “Është e vërtetë dhe mendoj se pas golit të parë vuajtëm nga ana psikologjike. Mendoj se sot na penalizmi dita jo e mirë e Avdylit, sipas mendimit tim. Është lojtar i rëndësishëm për ne, pasi luan mirë me topin. Tek Avdyli kam shumë besim dhe dihet që ka edhe një ditë jo, siç i ndodhi atij dhe disa lojtarëve të tjerë”.

GOLI I PARË – “Edhe Sidibe ishte i vendosur gabim tek goli i parë, përveç dy qendërmbrojtësve. Ishte edhe meritë e kundërshtarit. Lojtarët me eksperiencë nuk duhet që të bëjnë këto gabime, por ndodh në futboll dhe ne do të punojmë që t’i rregullojmë këto gabime”.

STILI I LOJËS – “Kam menduar se ne kemi një nivel si skuadër që duhet të luajmë futboll të mirë dhe të fitojmë në këtë mënyrë. Duhet ta rimendojmë dhe një herë për të rinisur dhe një herë, edhe pse ndeshjet kalojnë. Nëse nuk merr pikë, bëhet e vështirë. Por nuk është dramë. Është përgjegjësi e imja se si ne luajmë. Ndoshta duhet të jemi më pak sulmues për ta fituar ndeshjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online