Shkëmbi: Vajushi i pafat, ja çfarë nuk po kuptojnë lojtarët

0

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport pas barazimit pa gola kundër Luftëtarit, ku u shpreh: “Sot mendoj që nuk funksionoi pjesa sulmuese. Kundërshtari na e bëri shumë të vështirë me mënyrën si luajti dhe për të zgjidhur ato situata, duhet shumë cilësi. Lojtarë që kishim në sulm duhet të bënim shumë më mirë. Lamë dy pikë përballë një kundërshtari që u mbrojt shumë mirë”.

VAJUSHI – “Mendoj se nuk duhet të justifikohem, por kemi punuar gjatë gjithë javës me Vajushin, por për fat të keq u dëmtua në nxehje dhe bëmë ndryshime në minutën e fundit. Ndryshe nga ndeshjat tjera, sot kemi luajtur më mirë futboll, kishim dëshirë. Por në fund duhen pikët, në këtë situatë që jemi. Për fat të keq, nuk arritëm të merrnim pikët e plota”.

LOJTARËT – “Mendoj që të paktën edhe Progni, edhe Hakaj, në përgjithësi e bënë mirë detyrën në krah. Këta lojtarët e krahut, sidomos mbrojtësit, duan një ndihmë të madhe kur duhet të pasojnë. U vonuam pak në pasime, disa lojtarë nuk e kanë kuptuar se topi lëviz më shpejt se njeriu. Të dy sulmuesit duhet të bënin akoma më shumë, pasi në pak raste e bënë detyrën siç duhet”.

EUROPA – “Që në momentin që ka filluar kampionati, nuk e kemi menduar se do të kualifikohemi për në Europë. E dinim që do të ishte e vështirë, e dimë që është e vështirë. Kemi dhe disa ndeshje përpara dhe ka ende pikë. Nëse do të kishim fituar sot, do të hidhnim një hap të madh, duke parë rezultatet e ekipeve të tjera”.

PJESA E DYTË E SEZONIT – “Kjo pyetje më është bërë dhe herë tjetër. Nëqoftëse ka një përgjegjës për merkaton e janarit, jam unë, pasi unë i kam sjellë lojtarët. Por nuk mendoj se kemi pasur probleme me afrimet e janarit, problemi i vetëm ka qenë psikologjik. Stërvitemi mirë, por në fushë nuk bëjmë atë që po bënim në pjesën e parë të sezonit. Futbolli është i komplikuar, kemi pas lojtarë të dëmtuar, fati kundër, gabime individuale. Por ne do të vazhdojmë dhe kemi edhe katër ndeshje përpara”, tha Shkëmbi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.