Mensah: Vetëm derbin të mos e humbja, bëra mirë që nuk ika te Tirana!

Emanuel Mensah shënoi për Partizanin në fitoren 0-3 në Vlorë kundër Flamurtarit dhe ndihet mirë që gjeti rrugën e rrjetës. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai deklaroi fillimisht: “Çdo ndeshje është e vështirë për ne, na luajnë fort. Më kënaq fitorja dhe goli”.

“Humbni derbin, si ndiheni? Ndihem shumë keq, mund të humbësh çdo ndeshje por jo derbin. Nuk kemi çfarë bëjmë tani. Titulli, i fituar? Derisa të mbyllet gjithçka duhet të vazhdojmë të luftojmë. Nuk mund të relaksohemi”.

“Kalimi i mundshëm te Tirana? Mora vendimin më të mirë që qëndrova. Tifozët donin të qëndroja, stafi gjithashtu”, u shpreh Mensah, i cili në fund nuk e fal derbin dhe dëshiron që të fitojnë atë dhe titullin kampion. “Mënyra më e mirë është të fitojmë derbin. Të fitojmë derbin dhe titullin”, përfundoi ganezi i Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online