Shkëmbi: Nuk të fal njeri pikë, Europa titulli ynë!

0

Teuta pret Partizanin, tashmë kampion. Në Durrës kanë nevojë për tre pikët dhe rrotacionin e të kuqve do tentojnë ta shfrytëzojnë në maksimum. Para ndeshjes me kryeqytetasit, trajneri Bledi Shkëmbi ka dhënë mesazhin e tij për futbollistët:  “Duhet të vazhdojmë të luftojmë, të vazhdojmë me rezultatet pozitive. Duam të ruajmë vendin e tretë dhe për ta bërë diçka të tillë duhet të fitojmë me Partizanin”.

Shkëmbi e di që duhet vlerësim, edhe pse një ekip pasi del kampin e ul pak ritmin: “Kështu ndodh, ka rënie përqendrimi. E kam provuar vetë edhe si lojtar. Kam folur me ekipin, që të motivohet dhe të jepet maksimumi. Ndeshjet dhe pikët nuk t’i fal njeri, duhet t’i fitosh vetë. Duhet ta luajmë si finale, pasi kemi edhe tre ndeshje. Finalja e parë është kjo me Partizanin”.

MOMENTI JO – “Kishim humbur disa ndeshje, më shumë se sa e mendonim. Për fat të mirë u kthyem dhe morëm pikët që deshëm. Pavarësisht momenteve të vështira, kisha besim se do të riktheheshim. Nuk ka mbaruar akoma asgjë. Kjo është ndeshja më e rëndësishme”.

TENTATIVA PËR TITULL – “Që në fillim ishte synim Europa. Rezultatet e mira bënë që të mendonim edhe më shumë. Nuk është gabim, të gjithë kanë dëshira. E dija që ishte shpejt të mendohej për titullin, Së pari duhej siguruar Europa. Partizani u tregua ekipi më i mirë. Ne jemi brenda objektivit. Vendi i tretë ishte titulli ynë”.

“Titulli sezonin tjetër? Do ishte e mira që të mendonim edhe për sezonin tjetër. Këto javë nuk të lënë të bësh llogari. Duhet përqendrim te ndeshjet e kampionatit. Nëse gabon është e vështirë të rikuperosh, ndaj duhet ta mbajmë mendjen te kampionati”, përfundoi Shkëmbi deklaratën e tij për Supersport.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.