Mos e besoni po deshët, peticion për… Tirana-Kastrioti!

0

Nuk kishte ndodhur më parë, ose të paktën nuk e kemi hasur. Një tifoz i Tiranës ka vendosur të hapë një peticion dhe gjithçka lidhet me ndeshjen Tirana-Kastrioti. Bardheblutë janë të dënuar të luajnë pa tifozë dhe klubi ka vendosur të që të mos e paguajë gjobën prej 5 milionë lekësh që ndeshja të luhet me praninë e publikut.

Përmes këtij peticioni synohej bindja e drejtuesve të paguanin gjobën dhe sfida me krutanët të zhvillohej me tifozë. Firmat e mbledhur online kanë shkuar dëm, pasi klubi 24 herë kampion i vendit ka menduar që me Kastriotin t’ia dalë pa ndihmën e tifozëve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.