Shkëmbi “mbyll” merkaton: Jemi gati për fillimin e kampionatit!

Teuta mori një fitore të rëndësishme në Kupën e Shqipërisë, teksa triumfoi në transfertë ndaj Lushnjës me shifrat 1-3, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Pas sfidës, trajneri i durrsakëve, Blendi Shkëmbi, ka folur për “Ora News”, ku është shprehur i lumtur për fitoren e arritur.

Gjithashtu, numri një i pankinës së Teutës foli dhe për rinisjen e kampionatit, ku ekipi i tij do të përballet me Flamurtarin në një sfidë mjaft të fortë. Sipas Shkëmbit, ekipi është gati dhe me atë që tekniku ka parë në miqësore dhe përgatitje, mendon se do të arrijnë një triumf përballë vlonjateve të Ilir Dajës.

“Morëm një rezultat të mirë, kundër një kundërshtari që kemi respekt. Bëmë një hap të sigurt, por në futboll duhet të japësh gjithmonë maksimumin dhe në ndeshjen e kthimit. Mendoj se jemi gati dhe shpresoj ta nisim me këmbën e parë ndeshjen e parë me Flamurtarin. Me atë çfarë kam parë në miqësore dhe sot, them që edhe me fat do ta fitojmë ndeshjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online