Shkëmbi: Larguam krizën, Hidi shumë i rëndësishëm

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, iu gëzua fitores së parë në kampionat. Për korçarin ishte shumë e rëndësishme kjo, sikurse edhe u shpreh tekniku i durrsakëve në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“E treta e vërteta. Pas dy barazimeve do e kërkonim fitoren. Ajo arrihet edhe duke mos bërë më të mirën. Ajo ishte më e rëndësishme, të fitonim. Duhet të ishim të kujdesshëm, ata kanë një nga sulmet më të mira në kampionat. Ndaj ishim të kujdesshëm. Pjesën e dytë e merituam. Lojtarët u çliruan pas dy barazimeve. Nëse nuk fitonim mund të futeshim në një mini-krizë”.

“Kemi 10 ditë që mund ta shfrytëzojmë. Bici dhe Osmani do kenë mundësi të rriten fizikisht, si edhe disa të tjerë. Do punojmë të bëhemi ekip, pasi jemi ekip i ri. Duhet sa më shumë të luajmë me njëri-tjetrin”.

“Është e vërtetë që mbrojtja është një shtyllë e ekipit. Osmani dhe Bici kanë bërë ndeshje të mira, sikurse edhe Hidi. Të dy duhet të përmirësohen. Kemi probleme me pasin e fundit dhe duhet ta rregullojmë”.

“Me këto tre ndeshje që kanë kaluar, do doja Hidin në portë dhe të mos pësonim. Ai na ka ndihmuar shumë. Ai dhe të tjerët me eksperiencë janë të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes. Edhe pjesa jashtë është shumë e rëndësishme”.

“Besimi ndaj Latif? I besoj të gjithë lojtarëve, pasi e di shumë mirë e di nivelin e tyre, sa punojnë. Është e thjeshtë të humbësh një lojtar, për ta fituar është e vështirë”.

“Teuta në raport me rivalët? Do jemi te ekipet më të forta në kampionat. Nuk e kam një skuadër për kampion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online