Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur para ndeshjes kundër Kastriotit, që do të luhet nesër në “Niko Dovana”. Numri 1 i stolit durrsak i thuri elozhe kundërshtarit, si dhe analizoi situatën në ekip deri më tani. Për “RTSH Sport”, Shkëmbi tha:
“Mendoj që Kastrioti meriton komplimente me punën që ka bërë tani. Ekipi i tyre është zhvillluar shumë dhe kanë marrë rezultate të mira. Ajo që është e rëndësishme për ne është të bëjmë shumë më mirë se në ndeshjen kundër Partizanit dhe të marrim pikët e plota. Kemi pësuar gola kundër Partizanit, dy herë nga 3-0 që janë shumë.
Kemi pasur probleme në të treja repartet, pasi të tre sulmojnë dhe të tre mbrojnë. Shpresoj t’i kemi lënë problemet te ndeshja kundër Partizanit. Nuk e kishim menduar që Europën do e arrijmë pa rivalizuar me asnjë skuadër. Jemi 3 pikë më shumë se ndjekësit dhe katër pikë larg vendit të dytë. Jemi në një zonë ku nuk lejohen hapa fals”, u shpreh Shkëmbi.