Shkëlqen Veseli, triumf ndaj Bashës dhe vendi i dytë

Një numër i madh lojtarësh shqiptarë në Serinë B, por sot ka festuar vetëm Frederik Veseli, titullar në fitoren 4-0 që Empoli arriti në Bari. 90 minuta shumë të mira për mbrojtësin e kombëtares sonë, i cili është vlerësuar me notën 6,5. “Rritje e vazhdueshme për të, i cili në disa momente këtë sezon ka shfaqur pasiguri. Praktikisht perfekt dhe i sigurt në ndërhyrjet e tij, duke i dhënë garanci gjithë repartit”, shkruan pianetaempoli.it. Ndërkaq, Migjen Basha u aktivizua në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-0 dhe ndeshja kishte marrë rrugë.

Ditë e veçantë për Naser Alijin, i cili debutoi në Serinë B, duke u ulur në stol për Virtus Entelën, që u mund në shtëpi 2-1 nga Foxhia dhe është shumë pranë zonës së ftohtë.

Në stol edhe Emanuele Ndoj në Palermo, ku Breshia u mund 2-0, ndërkohë që Vajushi nuk ishte as në stol, në fitoren 2-0 që Pro Verçeli arriti ndaj Askolit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online