Talenti afrikan i Egnatias ka oferta nga jashtë, dokumentet e “burgosin” në Shqipëri

Nuk është hera e parë që futbollistët e huaj, afrikanët më saktë, në lidhje me dokumentet e tyre të qëndrimit në Shqipëri. Është ky shkaku që qendërsulmuesi i Egnatias, 20-vjecari nigerian Kingslej Osinaki Agbodike, nuk do të mund të përfitojë nga ofertat e rëndësishme që patën mbërritur në adresë të tij nga klube të rëndësishme në Zvicër, Moldavi e së fundmi nga Izraeli. Sulmuesi është një prej futbollistëve më të dalluar gjatë gjysmës së parë të kampionatit tek Egantia, teksa ka shënuar 4 gola.

Që pa u mbyllur viti 2017, në drejtim të Agbodikes ishte shfaqur interesim konkret. Në lidhje me këtë çështje, Olsi Dranga, me cilësinë e koordinatorit pranë presidencës së KF Egnatia, tha që është për të ardhur keq nga vonesat e burokracitë e shumta që kanë “djegur” një kalim të mundshëm të Agbodikes në drejtim të një shteti e klubi tjetër. Deri në fund të këtij sezoni ky futbollist do të qëndrojë tek Egnatia.

PËRFORCIMET – Në lidhje me futbollistët e tjerë të huaj që do të vijnë tek Egnatia, Dranga pohoi dje për “Sport Ekspres” se pritet këto dy ditë mbërritja e një qendërmbrojtësi brazilian dhe e një mesfushori kinez. Ky i fundit pritet të zëvendësojë Samet Gjokën, që është lënë i lirë për të zgjedhur një skuadër tjetër. Pas ndeshjes së parë me Dinamon është konfirmuar mbërritja e tre nigerianëve të tjerë, të cilët janë federuar për të luajtur tek Egnatia në gjysmën e dytë të këtij sezoni.

Fatmir Efica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online