Rregulli i ri i për kapitenët e skuadrave në Serinë A për mbajtjen e shiritave të njëjtë, ka sjellë kritika dhe reagime në futbollin italian. De Rosi dhe Gomez kanë vendosur shiritë të personalizuar, ndërsa Fiorentina as që ka ndërmend t’i bindet këtij rregulli, madje lojtarët u shprehen në kor kundër kësaj risie.
Ata duan të nderojnë ish-kapitenin e tyre, Davide Astori, i cili humbi jetën në muajin mars dhe janë gati për të paguar gjobat, ndërsa kapiteni Pezela as që ka ndërmend të mbajë në krahun e tij një shirit tjetër nga ai aktual.
Në mbështetje të ekipit të Fiorentinës ka dalë dhe Federiko Bernardeski. 24-vjeçari i Juventusit ka luajtur më parë me ekipin “Vjollcë” dhe Astori ka qenë një ndër miqtë e tij më të mirë. Bernardeski ka folur mbas miqësores me Poloninë, duke mbështetur ekipin e Fiorentinës.
“Unë jam me djemtë e Fiorentinës, sepse mendoj që ai nuk është një shirit kapiteni, por një monument”, komenton shkurt lojtari ofensiv i Juventusit dhe kombëtares italiane.