Nga zbulimi Binaku, te “veterani” Strakosha: ja kush bindën

Shqipëria nuk është se shkëlqeu në ndeshjen ndaj izraelit, por ama mundi që të marrë maksimumin e pikëve. Sigurisht që edhe fati është pjesë e lojës, por sigurisht që kishte elementë që duheshin veçuar në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Në të majtë për herë të parë u pa Egzon Binaku. Një emër i ri për Kombëtaren dhe me një detyrë jo të lehtë për të zëvendësuar kapitenin Ansi Agolli, i cili ishte grumbulluar, por e pa ndeshjen nga stoli. Befasi paraqitja e tij për shumëkënd, pasi tregoi se është një lojtar me shumë cilësi, që jo vetëm mund të jetë një garanci në prapavijë, por edhe mund të ndihmojë sulmin. Në pak ditë si kuqezi e njihte mirë lojën e shokëve të skuadrës, madje në disa momente u pa që të ndihmonte dhe në të djathtën e mbrojtjes. Vërtetë një zbulim!

Nuk mund të lihet pa veçuar portieri Thomas Strakosha. Edhe pse në një moshë ende të re ka krijuar një eksperiencë mjaft të madhe dhe jep shumë siguri mes shtyllave. Pa diskutim që nëse Shqipëria mori një rezultat pozitiv dje, është meritë e padiskutueshme e “gardianit”, i cili po ndjek hapat e babait. Ishte ndeshja e tij e tretë si titullar në një ndeshje zyrtare me kuqezinjtë, por krijon përshtypjen e një “veterani”.

Autori i golit, Taulant Xhaka, duket se e gjeti golin në një moment në momentin e duhur, si për të në aspektin personal, ashtu dhe atë të Kombëtares. Rikthimi në fole erdhi me një super gol, që do e ndihmojë të bëjë përpara dhe me klubin me shumë mundësi, por dhe si kuqezi. Shqipëria kishte nevojë për një “rrufe” si ajo e Xhakës për të dalë nga momenti jo i mirë ku ndodhej.

Në sulm Guri bëri mjaft mirë, por duhet përmendur dhe eksperienca e Balajt, i cili në pjesën e dytë shty akoma dhe më shumë para. Shkodrani edhe pse ndoshta e vuan mungesën e golit, tregoi se është i rëndësishëm për skuadrën dhe prezenca e tij në fushë e shton personalitetin e ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online