Probleme para ndeshjes me Skocinë, nuk ka trajtim special për kuqezinjtë

0

Nuk ka aspak kohë për të humbur për kuqezinjtë, të cilët do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv të hënën në Skoci. Skuadra e teknikut Kristian Panuçit ka nisur përgatitjet që sot në “Elbasan Arena”, por ka marrë një lajm që ndoshta nuk do u pëlqejë aspak.

Ministria ka refuzuar që t’i krijojë mundësinë delegacionit shqiptar të përdorë terminalin “VIP” për udhëtimin nesër. Lajmi i publikuar nga “BalkanWeb” raporton se skuadra duhet që të kalojë si të gjithë udhëtarët e tjerë të thjeshtë.

Nëse Shqipëria kujdeset në mënyrë ekstreme për të gjithë vizitorët tanë, por jo për veten. Kujtojmë vetëm masat ekstreme që u morën për përfaqësuesen e Izraelit dhe e krahasojmë me këtë situatë. Të gjithë jemi të aftë të gjykojmë!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.