Shifrat e derbit, Partizani nuk e lëshon kryeKUQytetin!

Kryeqyteti dominohet dhe ngjyroset me të kuqe prej 7 shkurtit të vitit 2014, kur braziliani Gilberto Fortunato shënonte golin e fitores së fundit të Tiranës. Ashtu ndodhi dhe mbrëmë, pavarësisht shkëndijës së Halilit.

Gati 5 vjet pa e provuar shijen e fitores për bardheblutë, ndërsa Partizani vinte në derbi i pamposhtur prej 14 ndeshjes, nga të cilat gjysmat i ka fituar dhe pjesa tjetër janë ndarë në barazim. Rubin Hebaj vendosi të ngjitej në katedër në një moment tepër delikat dhe tifozët e Partizanit do ja kujtojnë gjithmonë me kënaqësi dygolëshin e 30 nëntorit.

Festë e merituar për të gjithë në kampin e kuq dhe ndjesi fantastike për tifozët. Ata do të vazhdojnë të ecin me kokën lart me batutën në majën e gjuhës, nëse dikush nga ata që vishen ndryshe tenton të hapë gojë…

Zhgënjim dhe dhimbje në krahun tjetër. Absolutisht që Tirana ka merituar diçka më shumë se vetëm 7 barazime në 15 derbet e fundit, por kjo ndeshje po merr trajtat e një sëmundje kronike për bardheblutë. Derbi i radhës zhvillohet në vitin tjetër, që përkon me 5 vjetorin pa fitore në duelin e përjetshëm. Futbolli është i çuditshëm. Njësoj si fati i keq. Kur të vjen hapi derën. Problemi është që Tiranës i janë mbyllur dyert dhe dritaret në derbi. Errësirë dhe shumë kush ka filluar të besojë se në fund të tunelit nuk ka më dritë.

Por, është vetëm futboll. Aspak më pak se kaq dhe shumë më tepër. Askush nuk duhet të ulë kokën në kampin e Tiranës. Punë, besim dhe… shumë punë. E vërteta dhemb atëherë kur nuk është e lehtë, por dielli lind dhe ndriçon gjithmonë për të gjithë.

Dueli i radhës vjen shpejt, por për momentin kryeqyteti është pushtuar dhe ndriçohet nga ngjyra e kuqe, që eklipson që nga 7 shkurti i vitit 2014 të bardhen dhe blunë e “armiqve” të së njëjtës tokë…

15 NDESHJET DERBI QË TIRANA NUK FITON

30/11/2018 Partizani-Tirana 2-1
28/09/18 Tirana-Partizani 0-1
28/04/17 Tirana-Partizani 1-2
20/02/17 Partizani-Tirana 2-1
02/12/16 Tirana-Partizani 0-0
25/09/16 Partizani-Tirana 0-0
04/05/16 Tirana-Partizani 2-2
04/03/16 Partizani-Tirana 2-0
07/12/15 Tirana-Partizani 0-0
03/10/15 Partizani-Tirana 1-0
04/05/15 Partizani-Tirana 2-2
13/03/15 Tirana-Partizani 1-2
08/12/14 Partizani-Tirana 2-0
26/09/14 Tirana-Partizani 0-0
22/03/14 Partizani-Tirana  1-1

BILANCI: 8 FITORE PARTIZANI, 7 BARAZIME

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online