Fitorja e fundit e Skënderbeu daton më 11 nëntor, kur korçarët mundën në Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0. Skuadra e Orges Shehit më pas njohu vetëm rezultate negative. Barazim me Tiranën, kurse më pas vetëm humbje.
Gjithçka nisi me disfatën e pësuar kundër Skënderbeut në shtëpi. Më pas pikë të plota mori edhe Kukësi, Luftëtari, Kamza dhe Partizani para pak ditësh. Tre disfata në shtëpi radhazi numërojnë korçarët dhe shifra të tilla duhet të gërmosh shumë t’i gjesh për Skënderbeun.
KASTRIOTI – Ndeshja e radhës me krutanët e vendit të fundit është mundësia më e mirë për Skënderbeun që të rikthehet te fitorja. Veç terrenit të vështirë, trajneri Shehi dhe lojtarët e tij duhet t’i bëjnë ballë edhe mungesave.
Bregu, Demte dhe Lulaj nuk do të jenë në dispozicion të Shehit. Krasniqi pritet titullar, ndërkohë që rikthehet Fidan Aliti. Mbrojtësi ishte i pezulluar dhe mungoi kundër Partizanit. Së fundmi ka pasur probleme edhe për Gjergji Muzakën. Shpresohet që të mos ketë diçka serioze për mesfushorin, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Skënderbeut.