Ish-trajneri i Besës pret rivalitet në Grupin B, Begeja: Aty do kemi një minikampionat

Në 14 ndeshjet e luajtura në Kategorinë e Parë, durrsaku Gentjan Begeja ishte në krye të Besës, me të cilën arriti 7 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje, duke u pozicionuar në vendin e 2-të me 26 pikë, 4 pikë më pak nga Bylisi i vendit të 1-rë. Tashmë pa skuadër, Begeja e shikon me rivalitet vazhdimësinë e kampionatit në Kategorinë e Parë.

Për SportEkspres.com, Begeja deklaron se ndërmjet Bylisit e Besës do të ketë shumë rivalitet për vendin e parë në Grupin B, madje ai e mendon si një kampionat luftën mes tyre. Ndërsa e mendon Vllazninë si të sigurtë për vendin e parë në Grupin A, më të rrezikuara në të dy grupet Genrjan Begeja mendon Vorën në Grupin A dhe Turbinën me Elbasanin në Grupin B.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Kategoria e Parë nesër rinis gjysmën e dytë të sezonit, si e përshkruani garën në tërësi?
-Në tërësi, gjatë 14 ndeshjeve të para që janë luajtur në Kategorinë e Parë, gara ka qenë e fortë. Në këtë kategori janë shumë skuadra që kanë luajtur në Kategorinë Superiore, madje që kanë dalë edhe kampione, por garën më të fortë e mendoj në Grupin B në të dy anët e renditjes së tij.

Skuadrat janë treguar më aktive në përgatje, merkato e ndeshje miqësore, çfarë mundësi teknike krijohen për skuadrat në këtë minifazë?
-Nisur nga deklarimet që kanë bërë skuadrat për përgatitjet e tyre gjatë këtij muaji, të shoqëruara këto edhe me merkato e ndeshje miqësore, mendoj se të gjitha e kanë shfrytëzuar sipas mundësive, gjendjes së skuadrave e buxheteve të tyre. Koha elimituar nuk mundëson më shumë.

Në këtë periudhë pa aktivitet zyrtar, si mendoni se e kanë shfrytëzuar skuadrat me lëvizjet e tyre gjatë muajit janar?
-Të gjitha skuadrat janë treguar aktive gjatë muajit janar, por Bylisi e Besa kanë bërë të veçantën, kryesisht në miqësoret që kanë luajtur dhe me merkaton që kanë zhvilluar. Ndërsa Lushnja do ishte më mirë që buxhetin të cilin e përdori në Malin e Zi, ta kishte për merkaton.

Nisur nga emrat e afruar në merkato, Bylis e Besa në Grupin B kanë bërë shumë përforcime, do të jetë një duel mes tyre për vendin e parë në grup?
-Kështu siç po shohim lëvizjet e tyre gjatë këtij muaji, por nisur edhe nga renditja, do kemi duel për kreun e Grupit B. Kam bindjen se mes Bylisit e Besës do të ketë luftë sportive, e  ndoshta një kampionat mes tyre. Por, unë mendoj se Besa do ta sfidojë Bylisin, dhe i ka të gjitha kapacitetet.

Vllaznia në Grupin A duket pa shqetësime dhe nuk ka lëvizur shumë në merkato, i ka kapacitetet që ta ruajë vendin e parë në grup?
-Me shkëputjen që ka bërë në 14 ndeshjet e luajtura, mendoj se Vllaznia e ka të shtruar rrugën për ngjitje në Kategorinë Superiore. Ajo ka 60% të skuadrës të sezonit të kaluar, por specifika e fazës së tretë duhet t’ia shtojë më shumë kujdesin për menaxhimin e kreut.

Në fazën e tretë luhet me pikë të përgjysmuara, do të ketë tolerime e lëshime nga skuadrat që mund të kenë dalë nga objektivat?
-Nuk mendoj se do të ketë tolerime, ndoshta kjo është pak e tepruar ta themi si paramendim. Vetë formula e fazës së tretë u jep mundësinë të gjitha skuadrave që të kërkojnë si kreun e grupit, ashtu edhe largimin nga zona e mbijetesës. Kështu që nuk mendoj për tolerime apo aleanca.

Në të dy grupet, në krye dhe në fundin e renditjes, si i mendoni verdiketet e këtij kampionati?
-Është e vështirë që të përcaktosh verdiktet e sezonit në mesin e fazës së dytë. Kjo mund të jetë e përafërt me fillimin e fazës së tretë, por besoj se në krye të grupeve do të dalin Vllaznia në Grupin A e Besa në Grupin B. Të rrezikuara janë Vora në Grupin A, Turbina dhe Elbasani në Grupin B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online