Dimër i ftohtë në pankina, ja trajnerët e ndryshuar gjatë janarit në Kategorinë e Parë

Në ecurinë e 14 javëve të sezonit 2018-2019 në Kategorinë e Parë, veç zhvillimit të 140 ndeshjeve ka patur brenda tyre edhe elementë, të cilët në këtë rast duken edhe si një fenomen. Fjala është për lëvizjet e trajnerëve në harkun e 4 muajve, ku shifrat duken shumë frikshme, nëse flasim për një rrugëtim sportiv që menaxhimin kryesor ka trajnerin. Edhe në këtë sezon kjo kategori nuk e anashkaloi këtë fenomen, madje në përmasa më të mëdha nga sezoni i kaluar.

Në Grupin A, që në javët e para largohet Ndriçim Kashami nga Besëlidhja dhe u zëvendësua nga Vladimir Gjoni, e po kështu në këtë grup ndodhi me Burrelin, ku Stavri Nica u divorcua pas javës së pestë për tu zëvendësuar nga Elvis Plori. Shënkolli e mbajti 8 javë në pankinë Alert Alcanin, i cili u zëvendësua nga Alket Kruja në javën e 9-të. Në Grupin B vetëm Tomori e ndryshoi trajnerin në gjysmën e parë të sezonit, madje dy herë. Bledar Devolli zëvendësoi Gersi Arbrin në javën e dytë, ndërsa u largua në javën e 14-të e në pankinë është ulur beratasi Santiliano Dule.

Lëvizjet më të mëdha në pankinat e Kategorisë së Parë janë bërë gjatë muajit janar. Vora në Grupin A dhe Besa, Egnatia, Apolonia dhe Tomori në Grupin B janë skuadrat që i ndryshuan trajnerët në këtë periudhë. Në skuadrën vorake, Gerald Çani u zëvendësua me Rezart Mahon, ndërsa te Besa, Gentjan Begeja u zëvendësua nga Gugash Magani. Apolonia mendoi për trajnerin serb Rade Miliç duke zëvendësuar fierakun Marjol Miho, ndërsa Tomori preferoi një vendas në pankinë, Santiliano Dulen në vendin e Bledar Devollit.

Në tërësinë e tyre janë 8 skuadra të Kategorisë së Parë që i kanë ndryshuar pankinat brenda sezonit në vazhdim, afërsisht 40% e tyre, ndërsa gjatë muajit janar numri i ndryshimeve është 5. Kështu, një “dimër i ftohtë” duket edhe me trajnerët, të cilët të shtunën do të kenë premierat e para zyrtare në skuadrat ku janë akomoduar.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online