Shi milionash, Siti blen një tjetër yll nga Monako

0

Pep Guardiola ka ndërmend ta kompletojë skuadrën pa ardhur korriku dhe duke parë lëvizjet e Mançester Sitit në merkato, mund të thuhet pa frikë se po ndërtohet një skuadër e jashtëzakonshme, të paktën në letër.

Sot Siti ka kompletuar edhe blerjen e mbrojtësit Benxhamin Mendi për 40 milionë sterlina nga Monako.

Në këtë mënyrë, 22-vjeçari bëhet përforcimi i tretë veror për Sitin, që ka shpenzuar rreth 120 milionë sterlina në vetëm një javë!

Francezi ka rënë dakord një kontratë 4-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë, ndërsa do të paguhet thuajse 5 milionë sterlina në sezon.

Zyrtarizimi nga klubet dhe firmat mbi kontrata do të hidhen sapo Mendi të mbarojë ndeshjet me kombëtaren franceze, ku është i grumbulluar.

Më herët Siti bleu portierin Ederson nga Benfika për 34 milionë sterlina dhe mesfushorin Bernardo Silva për 43 milionë sterlina nga Monako, ndërsa tashmë Guardiola kërkon një mbrojtës të majtë dhe në majë të listës është Virxhil Van Dajk i Sauthemptonit, që kushton rreth 50 milionë sterlina.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.