Sheva, “dush të ftohtë” Milanit: Po blen pa plan!

0

Ish-sulmuesi i kuqezinjve: Kjo është merkato e improvizuar, Montela kishte një vizion dhe strategji

Pikërisht ai, që në 1999 ishte edhe goditja e merkatos së Milanit kampion, i drejtuar nga Zakeroni, i intervistuar nga shtypi ukrainas që nuk flet aspak fjalë të mira për merkaton e Milanit, duke i bërë një analizë që më shumë ngjan me një “dush të ftohtë” për kuqezinjtë. “Milani? Nuk di se çfarë të pres. Ka dy mënyra të ndryshme për të marrë rezultate. Mënyra e programuar dhe ajo e improvizuar. Për mendimin tim aksionet e kuqezinjve janë shumë konfuze, nuk ekziston një plan i vendosur”, ka thënë trajneri aktual i kombëtares së Ukrainës. Sulmuesi, që në 2004 fitoi “Topin e Artë” kur ishte me kuqezinjtë ka folur edhe për trajnerin Montela, duke thënë: “Vinçenco Montela kishte një vizion dhe strategji, por gjatë kësaj kohe ata duhet të lëviznin shumë më shpejt. Pastaj ka shumë lojtarë të rinj. Ata blejnë një lojtar për një pozicion dhe një muaj më pas vjen një tjetër po në të njëjtin rol. Këto vendime janë të improvizuara”.

MERKATOJA VERORE – Akuza të drejtpërdrejta nga ana e Shevës që duhet të analizohen nga Mirabeli dhe Fasone. Mbi të gjitha ardhja e Bonuçit te Milani. Ish-lojtari i bardhezinjve është i duhuri për idenë e lojës së Montelës me atë skemë 4-3-3 që falë ardhjes së Musakios nga Spanja mund të kthehet në një 3-5-2 aq i dashur për trajnerin që në kohët e Fiorentinës dhe Sampdorias, duke llogaritur edhe praninë e Romanjolit. Konti në krahun e djathtë dhe Rodrigez i majtë janë dy “shtylla” të tjera të rëndësishme në projektin e Milanit të ri. Për të mos folur më pas për Bilian, apo Kesien, që së bashku me Xhalhanoglu arrijnë të bëjnë një mesfushë të rëndësishme. Në fund, Mirabeli dhe Fasone kanë vendosur që të investojnë gjithçka për Andre Silvën dhe së shpejti edhe për Kaliniç. Ndërsa Borini do të jetë rezervë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.