Liridon Latifi elektrizon, edhe një dhuratë para largimit

Gola, pasime të sakta, driblime brilante dhe dyluftime të fituara me shpejtësi. Mesfushori i Skënderbeut është vërtet një “gjeni”  

Ka shënuar 4 gola deri tani në 7 ndeshje të Europa League, duke përjashtuar atë me Mladën në Çeki, që është vlerësuar si autogol i mbrojtësit çek. Por më shumë se me golat, kosovari është ai që elektrizon me lojën dhe driblimet e tij në krah. Edhe dje ka treguar klasin e tij në momente të caktuara, kur linte pas krahëve mbrojtësit kundërshtarë thjesht me një prekje të topit, si dhe me shpejtësi.

Shënoi dy gola në fakt, por njëri iu mohua nga gjyqtari anësor. Mund të kishte pasuar për Soue në rastin e golit, pasi ai ishte i lirë, por zgjodhi të gjuante vetë dhe pati edhe fat, kur topi i devijuar nga portieri kundërshtar iu kthye sërish në këmbë. Liridon Latifi është pa asnjë dyshim nja nga talentet më të mëdha të kampionatit shqiptar dhe është për të ardhur keq, që sportdashësit nuk do ta shohin më, veçanërisht tifozët e Skënderbeut. Mesfushori brilant, i cili gëzon një formë të shkëlqyer, do të luajë në kampionatin hungarez në vazhdim dhe ndoshta do të jetë e vështirë që korçarët të gjejnë zëvendësuesin ideal të tij.

Edhe drejtuesit e Dinamos së Zagrebit e kanë parë talentin e Latifit dhe ndoshta janë bërë pishman që nuk kanë insistuar për ta marrë. Po e mbyll në mënyrën më të mirë aventurën e tij me Skënderbeun, ku e rriti shumë nivelin e tij. Po e ndihmon ekipin të kalojë ture njëri pas tjetrit dhe, nëse ia del edhe në “Elbasan Arena” të enjten, do të ishte e mrekullueshme lamtumira nga Skënderbeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online