Sherri në Sarandë, administratori Zaro: Do marrim masa

Butrinti-Tepelena u mbyll në mënyrë të shëmtuar, teksa pas minutës së 88-të pati një sherr mes futbollistëve. E gjithë situata erdhi për shkak se sarandjoti Muçaj goditi një futbollist kundërshtar dhe për këtë situatë administratori i Butrintit, Kosta Zaro, deklaron për SportEkspres.com se shkaktari i këtij sherri të panevojshëm do të dënohet edhe nga vetë klubi.

“Ndeshja me Tepelenën u zhvillua normalisht deri në minutën e 86-të, kur u krijua ai sherr i panevojshëm. Shkaktar ishte futbollisti ynë Muçaj. Më pas lojtarët u acaruan dhe loja u ndërpre për disa minuta dhe me të drejtë lojtari ynë u ndëshkua me kartonin e kuq. Më pas ndeshja u mbyll normalisht”, theksoi Zaro.

Më tej ai shton: “Do të mbledhim ditën e hënë Komisionin e Disiplinës në klubin tonë dhe besoj se ndëshkimi do të jetë i rreptë. Saranda nuk e ka në kulturën e saj sportive sherrin në sport. Ky rast mendoj se do të jetë një shembull për të gjithë ata që veshin fanellën e Butrintit”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online