Sherr te Bazeli mes trajnerit dhe lojtarit serb, “fajin” e ka Xhaka

Taulant Xhaka është adaptuar në një pozicion të ri te Bazeli, pasi trajenri Marsel Koller e ka aktivizuar thuajse gjatë gjithë sezonit si numër 6 (mesfushor para mbrojtjes). Ky pozicion mbulohej nga mesfushori serb, Zdravko Kuzmanoviç, i cili ka qëndruar në stolin e rezervave.

Kjo situatë nuk i pëlqen aspak 31-vjeçarit, i cili edhe është konfrontuar me trajnerin Koller pas ndeshjes së fituar nga Bazeli 3-1 kundër Tunit të dielën.

Siç raporton “Blic”, serbi i ka kërkuar llogari trajnerit të tij për minutat e munguara, madje dhe i ka thënë se nuk ka nevojë të aktivizojë lojtarë të tjerë në rolin e tij, duke pasur atë të gatshëm. Kollerit nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e Kuzmanoviç, i cili pritet të dënohet nga klubi.

Xhaka nga ana tjetër vazhdon të luajë rregullisht dhe është një nga lojtarët kuqezi me më me shumë minuta këtë sezon, duke treguar një formë dhe rendiment të mirë në kampionatin zviceran.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online