Sherr ne palestër mes sulmuesve, Ranieri tërbohet dhe merr masën ekstreme

0

Klubi i Fulhemit në Angli po përjeton një ecuri shumë të keqe në kampionat. Sikur të mos mjaftonin këto problemet në fushën e blertë, londinezëve iu duhet të përballen dhe me zënkat mes lojtarëve të tyre.

Incidenti më i fundit ka ndodhur midis dyshes së sulmuesve Aleksandr Mitroviç dhe Abubakar Kamara. Të dy lojtarët luftojnë për një vend në formacion dhe rivaliteti ka kaluar nga fusha e lojës, në palestrën e skuadrës, ku pati një përplasje fizike mes ture.

Duhet përmendur që situata mes palëve u acarua kur francezi Kamara nuk lejoi serbin të godiste një penallti edhe pse trajneri Ranieri kishte vendosur Mitroviç si gjuajtësin e penalltive.

Sipas asaj që raportojnë mediet londineze, tekniku italian është tërbuar kur ka marrë vesh për përplasjen mes lojtarëve dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të largojnë menjëherë sulmuesin francez, duke përfituar dhe fakti se ndodhemi në periudhë transfertash.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.