Investitorët nga Lindja e Mesme, veçanërisht Katari, ka vite që janë bërë pjesë e futbollit Evropian. Investimet e çmendura të tyre i kanë bërë klube si PSG apo Mançester Siti të futen në grupin e skuadrave elitare të kontinentit. Sheikët nuk ndalen me kaq. Sipas informacioneve nga mediat italiane, klubi i zgjedhur nga Katari për t’u blerë së fundmi është Roma.
Ata synojnë të bëjnë një investim të kujdeshëm, pa thyer rregullat e UEFA-s, por me qëllim për ta ngjitur skuadrën në majat e futbollit. Ashtu si Parisi kanë zgjedhur përsëri një qytet me potencial të madh turistik dhe kulturor dhe kjo jo pa qëllim, pasi kjo do t’i shërbente për mirë kompanive ajrore që zotërojnë.
Presidenti i klubit italian, Xhejms Palota mohon të ketë një ofertë konkrete drejt tij, gjithsesi sipas “L’Equipe” ka një interesim real nga sheikët e Katarit për të blerë klubin e Romës. Nëse kjo realizohet Italia do të ishte liga e trete, pas asaj franceze dhe angleze në pesë kampionatet kryesore, që përfshihen investitorë nga Lindja e Mesme.