Shehi: Me Kukësin një betejë, uroj të jetë gati edhe Bregu

Të shtunën në mbrëmje, në Korçë do të luhet sfida e parë e javës së 25-të të Kategorisë Superiore. Skënderbeu pret Kukësin e vendit të dytë në renditje. Skuadra korçare i ka vazhduar edhe sot përgatitjet për këtë sfidë dhe në ditën e ndeshjes terreni në stadiumin “Skënderbeu” do jetë i boshatisur nga bora që ra në Korçë dy ditë më parë.

Për këtë sfidë, trajneri Orges Shehi beson shumë se skuadra e tij do të reagojë, edhe pse e quan një takim të vështirë. “Luajmë me skuadrën më në formë të Superiores dhe ndeshja me Kukësin do të jetë një betejë ku ne duam të dalim të fituar. Skuadra ka vijuar me seriozitet përgatitjet gjatë javës dhe vëmendja e stafit teknik është përqendruar edhe te formatimi i 11 lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Shpresoj që edhe Bregu të jetë i gatshëm nesër si titullar. Gjithsesi, ata që të aktivizohen do jenë në gjendje të arrijnë suksesin”, deklaroi Orges Shehi për SportEkspres.com. Në prag të kësaj sfide, për trajnerin Shehi i vetmi shqetësim mbetet forma e Dejvi Bregut, i cili e mban pezull formacionin e Skënderbeut ndaj Kukësit.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *